Richarlison bëri një tatuazh masiv në shpinë pas largimit nga Kupa e Botës në Katar. Sulmuesi brazilian shfaqi tatuazhin e shpinës në një postim në Instagram.
Richarlisoni bëri tatuazh veten, Neymarin dhe Ronaldon.
Sulmuesi i Tottenhamit kishte shpresuar të ndihmonte Neymarin për titullin e parë të Kupës së Botës në karrierë. Ai shënoi tre gola në Katar, ndërsa Brazili u eliminua në çerekfinale nga Kroacia.
Richarlison ende nuk ka shënuar asnjë gol në Premier League këtë sezon me fanellën e Spurs.