Sulmuesi i Brazilit, Richarlison do të jetë i detyruar të pauzojë të paktën për një muaj shkaku i lëndimit që e pësoi në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Bëhet e ditur se Richarlison ka lënduar muskulin e këmbës në ndeshjen e fundit të Brazilit në turneun e Katarit. Brazili u eliminua në çerekfinale nga Kroacia pas penalltive, ndërsa Richarlison luajti me dhimbje për 84 minuta.
Ai u lëndua para fillimit të ndeshjes derisa po bënte nxehjen me ekipin, por ishte i vendosur të luante për ta ndihmuar Brazilin, i cili nuk arriti të avancojë në gjysmëfinale. Richarlison në Katar ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar te Brazili, ku shënoi tri gola dhe bëri një asistim në katër paraqitje.
Richarlison ëshë pjesë e Tottenhamit dhe nuk do të mund të luajë për ekipin londinez deri në vitin e ardhshëm.