Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Lajm i rëndë për Brazilin: Raphinha rrezikon Botërorin

Raphinha

Foto: Associated Press

Ylli i Barcelonës, Raphinha, rrezikon që t’i mungojë Brazilit në pjesën e mbetur të Botërorit. 

Raphinha u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 40-të në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Haitit. 

Testet mjekësore kanë konfirmuar se Raphinha ka pësuar këputje të muskulit të kofshës. 

Raphinha ka pasur probleme me lëndim në kofshë edhe përgjatë edicionit 2025/26 me skuadrën e Barcelonës. Sulmuesi i krahut i mungoi Barçës në 24 ndeshje. 

Brazili pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore dhe një barazim. I prin Grupit C me katër pikë.