Mesfushori i West Hamit dhe Anglisë, Declan Rice, ka bërë shaka me sulmuesi e Romës, Tammy Abraham, gjatë seancës stërvitore me “Tre Luanët”.
Abraham mori thirrjen nga ekipi senior i Anglisë pasi shënoi katër gola në 10-të ndeshjet hapëse me Romën në të gjitha garat.
Anglia e publikoi videon e seancës stërvitore të ditës së enjte gjatë së cilës Rice bënte shaka me ish-yllin e Chelseat.
“Ai e quan veten Zoti i Romës”, dëgjohet duke thënë Rice në një video të publikuar në rrjetet sociale. “Totti i ri, shok. Tammy Totti”, ka thënë mesfushori anglez.
Declan Rice on Tammy Abraham?
— Lupo TV (@LupoTVofficial) October 7, 2021
“He’s calling himself the God of Roma already! New Totti mate. Tammy Totti.” pic.twitter.com/eiejxNg1zH