Mbrojtësi i djathtë i skuadrës së Chelseat, Reece James, e ka përgëzuar Tammy Abrahamin, pasi sulmuesi u bë lojtari anglez me më së shumti gola të shënuar në Serie A brenda një edicioni.
Goli i Abrahamit të premten mbrëma në fitoren 3:0 të Romës kundër Torinos në fund të kampionatit ishte i 17-i për të. Tani e ka një gol më shumë se Gerry Hitchens, që 16 gola i kishte shënuar me Interin në edicionin 1961-62.
Jamesi dhe Abrahami janë lojtarë të Akademisë së “bluve të Londrës” dhe i kaluan dy edicione së bashku në një skuadër në ekipin e parë.
Abrahami u largua nga Chelsea në verën e vitit të kaluar pasi e fitoi Ligën e Kampionëve. Me Romën ka luajtur në 52 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 27 gola gjithsej.