Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rice shitet për vetëm më shumë se 150 mln funte

Trajneri i West Ham Unitedit, David Moyes, ka komentuar spekulimet lidhur me Declan Ricen, dhe ka thënë se atij i është vënë çmimi prej 150 milionë funteve.

Për këtë çmim ishte shumë afër që ta blinte skuadra e Manchester Unitedit në verën e kaluar, por një gjë e tillë nuk u arrit, ka shkruar “goal.com” i Gjermanisë.

Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.

Në rast se ai shitet për 150 milionë funte, që i bie të jenë rreth 178 milionë euro, Rice do të bëhej futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit. Neymar te PSG-ja u transferua për 222 milionë euro.