Declan Rice është një ndër lojtarët kryesor në “Euro 2020” te Anglia.
Mesfushori 22-vjeçar ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të “Tre Luanëve” në pesë ndeshjet e evropianit.
Paraqitjet e mira të Rice me Anglinë, ka bërë që Manchester Unitedi dhe Chelsea të interesohen për të.
Mediat angleze kanë raportuar mesfushori anglez dëshiron të largohet nga West Hami.
Madje Rice thuhet se ka refuzuar ofertën e “Çekanëve” për të vazhduar kontratën.
Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.