Declan Rice dëshiron të largohet nga West Hami. Paraqitjet e mira të mesfushorit me Anglinë në Kampionatin Evropian kanë bërë që skuadra të njohura të shfaqin interesim për të.
Edhe vet futbollisti sipas “Daily Express” u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të mbetet në Londër.
Rice thuhet se ka refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës me “Çekanët”. Ai ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024. Interesim për mesfushorin 22-vjeçarin ka shprehur Chelsea.