Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rice akuzon gjyqtarin për korrupsion

West Hami ka thënë se e ka parë videon ku shfaqet Declan Rice, i cili akuzon gjyqtarin për korrupsion, pas disfatës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales në Ligën e Evropës nga Eintracht Frankfurti.

Videoja është incizuar brenda në tunel, ndërsa Rice i bërtet gjyqtarit Jesus Gil Manzano.

“Si mund të jesh kaq i dobët, sinqerisht? Ndoshta je paguar”, thuhet ndër të tjera në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Rice mund të dënohet me tri ndeshje moslojë nga UEFA, nëse shpallet fajtor për këtë rast.

Artikuj të ngjashëm