Franc Ribery është ende në kërkim të një klubi të ri pas largimit nga Fiorentina. Ish-ylli i Bayern Muenchenit dhe Francës mund ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A.
Sipas raportimit të “Sky Sport”, Hellas Verona po planifikon t’i ofrojë një kontratë francezit.
Ribery sipas raportimeve thuhet të jetë pajtuar t’i bashkohet Hellas Veronës dhe një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim. Ai është futbollist i lirë.