Franck Ribery do të largohet nga Fiorentina në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi i krahut është i pakënaqur te klubi italian dhe nuk do të pranojë vazhdimin e kontratës.
Ribery do të largohet si futbollisti i lirë gjatë verës nga Fiorentina.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, interesim për francezin ka shprehur skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt .
Drejtuesit e klubit të Frankfurtit, kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit.
Ribery këtë sezon me Fiorentina në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka dhuruar gjashtë asistime.
Artikuj të ngjashëm