Sulmuesi i krahut, francezi Franck Ribery, është i vendosur që edhe sezonin e ardhshëm të mbetet në Serie A.
Ribery është pa klub, pasi Fiorentina refuzoi t’ia rinovonte kontratën që i skadon në fund të muajit të ardhshëm.
Megjithatë, Ribery dëshiron që sezonin e ri të luaj në futbollin italian dhe interesimi nga klubet e Serie A nuk mungon, pasi këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.
“Ribery kishte një përvojë fantastike te Fiorentina, por klubi bëri zgjidhje tjetër. Ka shumë klube të interesuara për të dhe ai dëshiron të mbetet në Serie A. Ai e dashuron futbollin italian”, ka thënë Davide Lippi.
Ribery ka regjistruar 51 ndeshje te Fiorentina përgjatë dy sezoneve të fundit, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dhjetë herë.