Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ribery synon të bëhet trajner i parë

Ish-futbollisti i Francës, ylli Franck Ribery, është duke planifikuar ta nisë punën si trajner i parë i ndonjë skuadre. 39-vjeçari aktualisht është pjesë e stafit të trajnerëve te Salernitana në Serie A.

“E falënderoj Salernitanan që ma ka besuar rolin e trajnerit asistent. Më jep mundësi të përgatitem për licencën e trajnerit”, ka thënë 39-vjeçari për “Sport Bild”.

“Të jem trajner më rikthen atë që më mungon tashmë. Presionin para ndeshjes, përgatitjet, stërvitjet, tifozët, atmosferën. Kam nevojë të jem i lumtur”, ka nënvizuar Ribery.

Ribery në të kaluarën ka pasur rastin të punojë me trajnerë si Ottmar Hitzfeld, Jupp Heynckes dhe Carlo Ancelotti.