Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ribery nuk e ka ndërmend të pensionohet

Franck Ribery ka insistuar se nuk do të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij edicioni.

Në një intervistë të mërkurën, Ribery ka konfirmuar se të paktën do të luajë edhe sezonin e ardhshëm përpara se të pensionohet nga futbolli, raporton “Goal”.

Aktualisht Ribery është pjesë e ekipit nga Serie A, Salernitana, por francezi nuk ka konfirmuar nëse do të mbetet pjesë e kësaj skuadre. Atij i skadon kontratë me Salernitanan në fund të muajit të ardhshëm.

“Nuk po mendoj për pensionimin për shkak se dua të luaj ende. Të paktën edhe sezonin e ardhshëm dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Ribery.

39-vjeçari është kapiten i Salernitanas dhe këtë sezon ka tri asistime në 22 ndeshje të luajtura në Serie A.