Njëmbëdhjetë vjet më parë ai po rreshtohej për të marrë pjesë në ndeshjen më të madhe të klubeve në botën e futbollit.
Gjatë shtatë vjetëve karrierë të lavdishme në Premier League, ai fitoi me miliona funte, jetonte në vilë dhe kishte vetura luksoze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTash ish-mbrojtësi i Arsenalit, Emmanuel Eboue, kalon ditët duke u fshehur nga përmbaruesit, nganjëherë fle në dysheme të shtëpisë së një shoqeje, udhëton me autobus dhe madje është i detyruar të lajë edhe rrobat e tij në dorë pasi nuk ka një lavatriçe.
Sot, Eboue 34-vjeçar ka treguar se si rënia e tij kaq e madhe e ka shtyrë në prag të vetëvrasjes.
“Dua që Zoti të më ndihmojë. Vetëm ai mund të më ndihmojë, të largojë këto mendime nga koka ime”, thotë ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë.
Të dëgjosh Ebouen duke hapur zemrën e tij është pikëlluese po aq sa është edhe shokuese, shkruan “Sunday Mirror”, transmeton “Koha Ditore”.
Ai dëshiron të flasë hapur dhe me sinqeritet në tentim që të inkurajojë të tjerët që kalojnë të njëjtën gjë, që të hapen.
“The Sunday Mirror”, nëpërmjet kampanjës “Është koha të ndryshosh”, gjatë gjashtë vjetëve të fundit ka luftuar të thyejë atë stigmë të asocuar me sëmundjen e shëndetit mental, nga e cila po vuan tash Eboue.
Në kulm të karrierës me Arsenalin ai ishte një nga lojtarët më të pëlqyer të tifozëve të klubit londinez. Ishte pjesë e skuadrës që është përballur me Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve të vitit 2006... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)