Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri, i ka kaluar 10 orë në policinë franceze, pasi dyshohet të jetë pjesë e një organizate për pastrim parash.
Kështu kanë raportuar të dielën mediumet franceze.
39-vjeçai është marrë në pyetje në Paris.
Le Parisien ka bërë të ditur se ai është pyetur për një hetim financiar, ku përfshihet një organizatë e trafikimit të drogës.
Hetimi përqendrohet në figurat kryesore, Karim Berrebouh, trafikantin e burgosur të drogës në Marseille, dhe pastruesin e parave të rrjetit të tij, Olivier Sabbah.