Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohet ish-lojtari i Arsenalit, Eboue

Ish-lojtari i Arsenalit, Emmanuel Eboue, thuhet se u arrestua nga policia metropolitane në Londër pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në Enfield, në veri të kryeqytetit britanik.

Informacioni u transmetua nga mediat angleze të cilët i referohen deklaratës së policisë. Megjithëse policia nuk e ka emëruar emrin e njeriut, mediat raportojnë se është Eboue.

“Policia, duke hetuar një rast të zjarreve në një adresë private në Enfield, të shtunën, më 30 qershor, arrestoi një burrë 35-vjeçar me dyshimin për vendosjen e zjarrit. Ai u dërgua në një stacion policor në veri të Londrës, ku është duke u mbajtur,” thuhet në deklaratë, transmeton kp.

Eboue ka probleme familjare dhe financiare. Për shkak të mosmarrëveshjes me gruan e tij, ai mbeti pa një shumë të madhe parash vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti tha se nuk do ta kishte problem për të luajtur kudo futboll.

Ai nuk ka qenë aktiv për më shumë se dy vjet, ndërsa për Arsenalin ka luajtur nga viti 2005 deri më 2011.

Artikuj të ngjashëm