Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekordi i jashtëzakonshëm i Messit

Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, të shtunën pritët ta bëjë paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë.

Messi me Argjentinën do të luajë kundër Australisë në 1/8 e finales së Botërorit në Katar.

Ai do të luajë në ndeshjen e 169-të me Argjentinën.

Me Barcelonën ka 778 ndeshje të luajtura, ndërsa në 53 duele të tjera është paraqitur me fanellën e Paris Saint-Germainit.

Nëse Argjentina humb, për Messin 35-vjeçar, mund të jetë paraqitja e fundit në një Kupë të Botës.