Sport

Rekord i golave të shënuar në A-Leaguen e Australisë

Western United dhe Perth Glory regjistruan rekord të ri në A-Leaguen e Australisë me tetë gola të shënuar në pjesën e dytë.

Western Unitedi fitoi të shtunën ndaj Perth Gloryt me rezultatin 5:4, ndërsa fitorja u vendos nga Steven Lustica në minutën e 84-të.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Victor Sanchez, e shënoi golin e parë për Unitedin në A-League, dhe ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Japonezi i Unitedit, Tomoki Imai, po ashtu e realizoi golin e parë në kampionatin australian në minutën e 75-të që i dha nikoqirit epërsinë 4:3.

Wester Unitedi e fitoi ndeshjen e parë të vitit kundër skuadrës së Perthit që e zhvilloi vetëm duelin e dytë në edicionin e ri të A-Leagues që nisi në dhjetor.

Ata kishin probleme me udhëtime për shkak të masave parandaluese të COVID-19.