Besart Berisha ka arritur një rekord me skuadrën e tij Western Unitedin. Të shtunën, ai me skuadrën e humbi në udhëtim te Wellington Phoenix me rezultatin 3:0, por shënoi një tjetër sukses në futbollin australian.
Berisha dhe futbollisti tjetër, Connor Pain, u bënë dy futbollistët e parë të këtij ekipi që kanë arritur shifrën e 50 paraqitjeve për klubin. Në duelin e humbur në udhëtim, sulmuesi kosovar luajti deri në minutën e 73-të. Wellington Phoenix fitoi 3:0 në ditën kur futbolli u rikthye në Zelandën e Re që prej muajit mars të vitit 2020. Të pranishëm ishin mbi 24 mijë tifozë.
Clayton Lewis, Reno Piscopo dhe Tomer Hemed shënuan për vendësit që janë të pamposhtur në tetë ndeshje të njëpasnjëshme. Western Unitedi është në pozitën e 10-të me 28 pikë.