Besart Berisha luajti në tërë ndeshjen që skuadra e tij Wester Unitedi e humbi në udhëtim te Macarthur FC.
Të shtunën Western Unitedi u mposht me rezultatin 2:1 në A-Leaguen e Australisë, derisa sulmuesit kosovar, Berishës, iu anulua një gol në minutën e 57-të.
Skuadra e tij kaloi në avantazh në minutën e tetë. Realizator ishte Dylan Pierias.
Megjithatë, vendësit u kthyen me dy gola të shpejtë në pjesën e parë.
Fillimisht Matt Derbyshire shënoi për 1:1 në minutën e 35-të, ndërsa Markel Susaeta ia dha fitoren nikoqirit në fundin e pjesës së parë.
Edhe
Besart Berisha arrin rekord me Western Unitedin
Wester Unitedi i Berishës është në vendin e tetë me 14 pikë.
Berisha në 11 ndeshje në edicionin aktual në Australi ka pesë gola të shënuar e një asistim.