Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besart Berisha shkruan historinë në futbollin australian

Besart Berisha ka kaluar në vendin e dytë si golashënuesi më i mirë në Ligën Nacionale të Australisë.

Sulmuesi kosovar të shtunën shënoi dy gola në fitoren që Western Unitedi e arriti përballë Macarthur FC.

Berisha golin e parë e shënoi në minutën e 45 pas asistimit të Alessandro Diamantit.

Golashënuesi më i mirë i A-Leagues australiane, golin e dytë personal dhe të 138-tin në total, e realizoi në minutën e 66.

Dy golat tjerë për vendësit i realizuan Iker Guarrotxena dhe Dylan Pierias.

Edhe Berisha regjistron asistimin e dytë në Australi Sport Berisha regjistron asistimin e dytë në Australi

Golashënuesi më i mirë i Ligës Nacionale të Australisë është Damian Mori me 240 gola gjithsej, ndërsa

Berisha la prapa Rod Brownin që ka shënuar 137 gola.