Manchester Unitedi e përmbysi rezultatin dhe fitoi përballë Melbourne Victory, të premten, me shifrat 4:1.
Ishte ndeshja e parë e gjigantit anglez në fazën përgatitore në Australi. Ndeshja u luajt në praninë e 74 mijë tifozëve në “Melbourne Cricket Ground”.
Unitedi, që fitoi 4:0 para tri ditësh në Bangkok kundër Liverpoolit, e pa veten në disavantazh në minutën e pestë kur Chris Ikonomidis shënoi për 1:0.
Por, Unitedi në tre minutat e fundit të pjesës së parë shënoi dy herë, nëpërmjet Scott McTominayt dhe Anthony Martialit.
Marcus Rashford realizoi për 3:1 në pjesën e dytë, kurse Edmond Lupancu realizoi autogol në minutën e fundit të ndeshjes.
Ndeshja e radhës e “djajve të kuq”, po ashtu në Melbourne, do të luhet kundër Crystal Palaceit, para se të takohen me Aston Villan të premten e ardhshme në Perth, në perëndim të Australisë.