Manchester Unitedi është duke e deklasuar Liverpoolin pas pjesës së parë në miqësoren që po zhvillohet në Bangkok të Tailandës.
Unitedi është duke fituar 3:0. Jadon Sancho (13’), Frend (30) dhe Anthony Marial (33’), shënuan për Unitedin.
“Rajamangala National Stadium” është i stërmbushur. Kapaciteti i tij është 51 mijë e 552 ulëse.
Ky takim u shërben të dyja ekipeve për tu përgatitur për edicionin e ri të Premier Leagues.
Gjigantët anglez, Manchester United dhe Liverpooli po marrin pjesë në turneun para-sezonal dhe deri në fund do t’i luajnë edhe disa miqësore.
Tek Unitedi debutoi trajneri Erik ten Hagg.