Manchester Unitedi e ka deklasuar Liverpoolin në miqësoren që u zhvillua në Bangkok të Tailandës të martën.
Unitedi triumfoi 4:0. Jadon Sancho (13’), Fred (30) dhe Anthony Marital (33’) dhe Facundo Pellistri (76’) shënuan për Unitedin.
Ky takim u shërbeu të dy trajnerëve që të inkuadrojnë në lojë shumicën e lojtarëve të ftuar.
Gjigantët anglezë, Manchester United dhe Liverpool, janë në turneun e tyre të zakonshëm para-sezonal dhe deri në fund do t’i luajnë edhe disa miqësore.
Tek Unitedi debutoi trajneri Erik ten Hag.