Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi i Manchesterit

Derbi i madh anglez mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, është fituar nga skuadra vendase.

Jadon Sancho e Marcus Rashford shënuan gola të bukur për fitoren 2:1.

Sancho realizoi për 1:0 në minutën e 16-të, pas një aksioni model të Unitedit.

Ndërkohë Marcus Rashford realizoi për 2:0 në minutën e 53-të, pas një kundërsulmi. Asistim mjeshtëror bëri Anthony Martial.

Golin e vetëm për Liverpoolin e shënoi Mohamed Salah.

Edhe Manchester Unitedi fiton derbin dhe konfirmon kthimin në Champions Futboll 2 muaj më parë Manchester Unitedi fiton derbin dhe konfirmon kthimin në Champions

Për Unitedin ishte fitorja e parë, pas dy humbjeve të rënda. Manchesteri tani është i 14-ti me tri pikë.

Liverpooli mbetet pa fitore në Premier League edhe pas xhiros së tretë. Kishte barazuar në dy xhirot e para. Me dy pikë, renditet i 16-ti.