Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka insistuar se ekipi i tij në asnjë mënyrë nuk e ka merituar humbjen përballë Polonisë. Ai ka insistuar se Shqipëria pati paraqitje të mirë dhe ishte maksimalisht e motivuar për ta fituar ndeshjen.
Reja gjithashtu e falënderoi edhe publikun e pranishëm për atmosferën fantastike të krijuar në stadium.
“Nuk e meritonim humbjen pasi luajtëm shumë mirë. Mund të bënin një arritje të madhe sepse ishim të motivuar ndaj Polonisë. Po ashtu kishim edhe mungesa të lojtarëve të rëndësishëm dhe nuk kisha zëvendësimet e duhura për ta përballur lojën. Ne luajtëm mirë, por filluam disi të biem nga ritmi i lojës para se ta pranonin golin”, u shpreh Reja.
“Në fund, e falënderoj edhe publikun për atmosferën e krijuar dhe është mëkat që nuk e fituam ndeshjen. Mirëpo, në përgjithësi mund të them se kemi luajtur mirë gjatë këtyre eliminatoreve”.
-
Reja kërkon paraqitje perfekte ndaj Polonisë dhe premton lojë sulmuese
-
Reja i lumtur me fitoren, por paralajmëron lojtarët e Shqipërisë
-
Reja kërkon fitore ndaj rivalëve direkt
-
Reja: Fitore e merituar, na jep mundësi të jemi në objektivat tanë
-
Te Shqipëria kanë respekt për Poloninë, por jo edhe frikë