Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reja kërkon paraqitje perfekte ndaj Polonisë dhe premton lojë sulmuese

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka bërë të ditur se ekipi i tij në duelin ndaj Polonisë duhet të jetë maksimalisht i përqendruar dhe mos të bëjë asnjë gabim.

Ai ka thënë se Polonia është kundërshtari më i fortë që Shqipëria e ka pasur kohët e fundit dhe për këtë arsye ka kërkuar kujdes maksimal duke aluduar në një paraqitje perfekte.

“Fokusi do të jetë i madh dhe të përqendruar që mos të bëjmë asnjë gabim. Nuk ka shumë çka të thuhet për Poloninë, kur dihet se ka lojtarë shumë të mirë që luajnë në ekipet më të mëdha të Evropës dhe kundërshtari më i vështirë kohët e fundit. Por, ne tashmë jemi një ekip i vërtetë dhe për ndeshjen të jemi totalisht të fokusuar që të kemi një paraqitje perfekte në çdo aspekt”, është shprehur Reja.

“Në fillim ishte shorti shumë i vështirë dhe nuk isha shumë optimist por tani jemi këtu dhe gati të përballemi me çdo kundërshtar të mundshëm. Ekipi është rritur shumë dhe për këtë më duhet t’i përgëzojë lojtarët. Në fillim të shortit nuk mendova se nuk mund të shkonim larg sepse ishte grupi i vështirë, por tani kemi bërë një punë të mirë dhe me meritë jemi në këtë pozitë”.

Madje, Reja ka thënë se Shqipëria futet për rezultat pozitiv dhe ka shtuar se shpreson që fati të jetë në anën e ekipit të tij në këtë ndeshje të fortë dhe të vështirë.

Edhe Te Shqipëria kanë respekt për Poloninë, por jo edhe frikë Sport Te Shqipëria kanë respekt për Poloninë, por jo edhe frikë

“Në ndeshje të tilla duhet të tregojmë personalitet dhe ne jemi të bindur se mund të ëndërrojmë deri në fund. Luajmë në Shqipëri dhe mund të marrim një rezultat të mirë, por duhet që edhe fati të jetë në anën tonë”, ka shtuar Reja.

“Duhet të kemi iniciativën tonë sepse ndryshe nuk mund të marrim rezultat të mirë. Ne tashmë e kemi lojën tonë dhe natyrisht që prej fillimit do të marrim iniciativën, të sulmojmë dhe të mbajmë kontrollin e lojës. Sigurisht, Polonia është e aftë dhe nuk do të jetë lehtë. Duhet të bëjmë ndeshjen tonë dhe mos të ndihemi aspak në presion”.

Reja ka insistuar se Shqipëria e ka merituar të jetë në këtë pozitë dhe ka thënë se do të bëjnë të pamundurën për të mbajtur pozitën e dytë në grup.

“Kemi mungesa por nuk ankohem. Pres të bëjmë një ndeshje shumë të mirë ndaj Poloninë dhe të dëshmojmë edhe një herë se jemi rritur si ekip. Jemi me meritë në këtë pozitë dhe do të bëjmë çmos për të luajtur në plejofin e Botërorit. Ndeshja me Poloninë është shumë e rëndësishme sepse na lejon të ëndërrojmë plejofin dhe besoj se jemi gati”, ka thënë Reja.

“Do të futemi me synimin për ta fituar ndeshjen. Është duel që duhet patjetër ta fitojmë por duhet besim i madh dhe përkushtim nga të gjithë”.

Edhe Reja: Do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë Sport Reja: Do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë

Ai ka insistuar se Shqipëria ndaj Polonisë do të luajë një lojë sulmuese pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet rezultati pozitiv. Mirëpo, ka thënë se gjithashtu pret një Poloni agresive.

“Sigurisht, se Polonia do të jetë agresive dhe do të sulmojë prej fillimit të ndeshjes. Edhe ata e kanë parasysh se kjo ndeshje është si finale pasi edhe ata duan plejofin. Lewandowski nuk mund të markohet, por duhet ta mbyllim dhe mos të lejojmë që të marrim topa”, ka thënë Reja.