Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Refuzohet oferta e Chelseat për Belottin

Skuadra londineze, Chelsea, kërkon që të transferojë shënuesin më të mirë në elitën e futbollit italian këtë edicion, Andrea Belottin, i cili ka shënuar 24 gola, sa ka edhe Edin Dzeko i Romës.

Skuadra e Contes ka ofruar 60 milionë euro plus bonueset që do të mund të arrinin deri në 40 milionë, por sipas Tuttosport, oferta e Chelseat është refuzuar nga Torino, transmeton KTV.

Torinezët kërkojnë 100 milionë euro për ta liruar lojtarin në verë.

Beltotti, ka nënshkruar kontratë të re me Torinon në dhjetor dhe për tu larguar, skuadra që e do duhet të paguajë klauzolën prej 100 milionë eurove.