Torino ua bën me dije klubeve të tjera qëndrimin e saj për sulmuesin italian, Andre Belottin.
Belotti është duke u kërkuar nga disa skuadra evropiane, pas një viti fantastik me Torinon ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë në Serie A.
Megjithatë klubi ‘granata’ insiston që lojtari nuk do të shitet për më pak se 100 milionë euro aq sa është edhe klauzola e tij e largimit ka konfirmuar trajneri Sinisa Mihajloviq, transmeton kp.
“Presidenti Urbano Cairo ka qenë i qartë: ose paguani klauzolën ose lojtari qëndron. Jam i lumtur që Belotti është me ne. Kemi një marrëdhënie të mirë në klub”, ka thënë Mihajloviq.
“Jam i gëzuar me punën që lojtarët po bëjnë në këtë fazë përgatitore, ku kam parë lojtarët e mi teksa punojnë fortë për sezonin tjetër”, ka përfunduar ai.
Interesim të madh pët Belottin së fundmi ka shprehur Milani.