Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajloviq ka thënë se sulmuesi italian Andrea Belotti nuk do të largohet nga ekipi i tij, përkundër interesimit të madh për të.
Belotti po kërkohet me ngulm nga Milani, por është cak edhe i Chelseat e Manchester Unitedit, transmeton Koha.net.
Megjithatë asnjëra prej tyre nuk ka paguar klauzolën e tij prej 100 milionë euro.
“Nuk ishte e lehtë që ta mbanim Belottin, jo pse ai dëshironte largimin, por për shkak të rëndësisë së ofertave që kanë ardhur për të. Ishte një situatë e vështirë edhe për të gjithashtu. Në këto momente ai po qëndron, të gjithë e duam këtu dhe ai e di këtë”, ka thënë Mihajloviq.