Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani bën gati ofertën për Belottin

Milani është duke përgatitur një ofertë për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Sipas Calciomercato, “kuqezinjtë” janë ende të interesuar për italianin që sivjet ka realizuar vetëm nëntë gola.

Belotti mahniti sezonin e kaluar kur realizoi 28 gola në 38 ndeshje në Serie A, duke joshur interesimin e shumë klubeve evropiane.

Chelsea dhe Real Madridi kanë monitoruar formën e tij, por mbetet e paqartë nëse do të bëjnë ofertë në momentin kur Milani do të përgatitet për transferimin e tij.

Për shërbimet e tij Torin ka kërkuar 100 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm