Reece James nuk do të paraqitet në Botërorin që nis më 20 nëntor në Katar. Mbrojtësi i krahut të djathtë do t’i mungojë Anglisë për shkak të një lëndimi të pësuar në gju në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti i Chelseat raportohet se do të mungojë të paktën deri më 12 dhjetor.
22-vjeçari për Anglinë ka luajtur 15 ndeshje që prej vitit 2020. Sezonin aktual në 11 paraqitje për Chelsean ka shënuar dy gola, ndërsa ka kontribuar edhe me dy asistime.