Përfaqësuesja e Anglisë mund të jetë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Reece James, në Kampionatin Botëror, “Katari 2022”, që nis në fund të muajit të ardhshëm.
Mediumet angleze kanë raportuar të premten se lëndimi i Jamesit që e pësoi ditë më parë është më i rëndë sesa ishte menduar në fillim.
Ai ka dëmtuar gjurin në fitoren e Chelseat 2:0 kundër Milanit të martën mbrëma dhe gjasat janë të mëdha që t’i nënshtrohet operimit.
Te Anglia po presin rezultatet e testeve të tjera shtesë për Jamesin, pasi përzgjedhësi Gareth Southgate datën e fundit për ta publikuar listën e lojtarëve për Botëror e ka 19 tetorin.
22-vjeçari James ka 15 paraqitje me Anglisë, ndërsa këtë edicion me Chelsean ka regjistruar dy gola e po aq asistime.