Sport

Jamesi rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Mbrojtësi i Anglisë, Reece James, me shumë gjasa do të mungojë në Kampionatin Botëror, pasi klubi i tij, Chelsea, ka konfirmuar se pritet të mungojë rreth tetë javë për shkak të një lëndimi në gju.

22-vjeçari, mbrojtës i krahut të djathtë, ka pasur 15 paraqitje për Tre Luanët deri tash.

Ai u lëndua në fitoren e Chelseat 2:0 ndaj Milanit të martën në Ligën e Kampionëve.

Kupa e Botës për shtete nis edhe pesë javë, më 20 nëntor, në Katar.

Po ashtu edhe dy mbrojtësit tjerë të krahut të djathtë, Kyle Walker e Trent Alexander-Arnold, aktualisht janë jashtë fushave për shkak të lëndimeve.