Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se i ka vazhduar kontratën yllit të ri të skuadrës, Marco Asensios.
Klubi mbretëror ka treguar se futbollisti ka nënshkruar kontratë që e mban atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2023.
Reali nuk ka treguar për ndonjë klauzolë për largim të futbollistit.
Asensio ka shkëlqyer në sezonin e fundit, duke realizuar disa gola të rëndësishëm.