Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi. Mediat turke kanë raportuar se madrilenët janë duke e monitoruar situatën e Merih Demiralit.
Mbrojtësi turk është i huazuar tek Atalanta nga Juventusi, pasi nuk arriti të zërë vend në formacionin e trajnerit Massimilano Allegri.
Krerët e klubit madrilen thuhet se janë të gatshëm t’i nisin bisedimet për ta transferuar Demiralin në “Santiago Bernabeu”. 23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024.