Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali vendos ta shesë Balen

Real Madridi ka vendosur ta shesë yllin Gareth Bale.

Klubi spanjoll thuhet se do të kërkojë 25 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar sulmuesin e krahut.

Bale aktualisht është i huazuar te Tottenahmi, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

31-vjeçari te klubi londinez në 21 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tri asistime.