Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon transferimin e mbrojtësit të Atleticos

Real Madridi pritet të aktivizojë klauzolën prej 60 milionë eurove të mbrojtësit Jose Maria Gimenez nga rivali i qyteti, Atletico Madridi.

Kampioni evropian synon të përforcojë mbrojtjen dhe beson se klauzola e uruguaianit është mundësia më e mirë në tregun e mbrojtësve, raporton gazeta spanjolle “Marca”.

23-vjeçari nuk i ka rezistuar partneritetit mes Diego Godinit dhe Stefan Saviqit, duke realizuar vetëm 17 ndeshje në La Liga.

Gimenez që është pjesë e Uruguait për Botëror, mund të luajë në qendër dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Artikuj të ngjashëm