Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon Joao Felixin në verë

Real Madridi synon transferimin e sulmuesit të Portugalisë, Joao Felix, raportojnë mediumet spanjolle të dielën.

Felix aktualisht është në huazim te Chelsea dhe Real Madridi po e sheh si zëvendësues afatgjatë për Karim Benzema.

Felix është futbollist i Atletico Madridit, por nuk ka shfaqur nivelin e pritur te kjo skuadër. 23-vjeçari me Atleticon ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Për Chelsean në dy paraqitje ka shënuar një gol, ndërsa për Atleticon në 14 ndeshje të këtij edicioni ka realizuar katër gola dhe tri asistime.