Sulmuesi Joao Felix sipas të gjitha gjasave do të mbetet pjesë e skuadrës së Chelseat edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
“The Sun” shkruan se Chelsea tashmë ka nisur negociatat me Atletico Madridin për ta bërë Felixin transferim të përhershëm. Portugezi u huazua te Chelsea në fillim të këtij viti dhe klubi nga Londra ka opsionin e blerjes së tij.
Mësohet se Chelsea për Felixin ia ka ofruar klubit spanjoll dy lojtarë, sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang dhe mbrojtësin e krahut, Mark Cucurela. Marrëveshja mund të arrihet brenda këtij muaji pasi dy futbollistët e Chelseat pëlqehen nga drejtuesit e Atleticos.
Felix, 23-vjeçar, ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2027, ndërsa për Chelsean ka shënuar 3 gola në 13 ndeshje në kampionatin anglez.