Newcastle mund t’i ofrojë Joao Felixit mundësinë për të qëndruar në Premier League edhe sezonin e ardhshëm.
Felix 23-vjeçar do të paraqitet për Chelsean deri në fund të sezonit aktual. Ai në janar u huazua nga Atletico Madridi, ndërsa për Chelsean ka shënuar tre gola në 18 paraqitje.
Ai do të kthehet në Atletico këtë verë, por nuk duket të ketë të ardhme. Klubi spanjoll është i gatshëm ta largojë sulmuesin portugez dhe Newcastle mund ta transferojë, raporton “Marca” të mërkurën. Felix me Atleticon ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 50 milionë euro.