Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kërkon huazimin e Felixit

Cheslea kërkon huazimin yllit portugez të Atletico Madridit, Joao Felix, ka raportuar të hënën “The Telegraph”. Grahm Potter synon ta forcoj ekipin bazë në pjesën e dytë të sezonit me sulmuesin e Portugalisë.

Krahas Chelseat interesim për transferimin e Felixit kanë shprehur edhe shumë skuadra të mëdha në Evropë. Felix ka kërkuar largimin nga Spanja, ndërsa Atletico nuk dëshiron ta shesë futbollistin portugez për të cilin pagoi 130 milionë euro kur e transferoi nga Benfica.

Felix me klubin spanjoll ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm