Arsenali është duke shikuar mundësinë e huazimit të yllit portugez të Atletico Madridit, Joao Felix.
Synimi i liderit të Anglisë është huazimi në janar i sulmuesit të Portugalisë pas lëndimit të Gabriel Jesusit. Felix nuk është i kënaqur në Spanjë dhe ka kërkuar largimin nga Atletico Madrid.
Anglezët janë përgatitur t’i shpenzojnë 8 milionë funte për huazimin gjashtë mujor të Felixit së bashku me pagën e tij me vlerë prej 250 mijë funte në javë. 23-vjeçari me Atleticon ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.