Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali synon Joao Felixin

Skuadra e Arsenalit synon ta transferojë gjatë verës yllin e Atletico Madridit, Joao Felixin. Për sulmuesin portugez interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera evropiane.

Felix është pjesë e Atletico Madridit nga viti 2019, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Te klubi spanjoll u transferua nga skuadra portugeze Benfica.

Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë herë në 24 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm