Francezi Aurelien Tchouameni do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Reali ka arritur marrëveshje me lojtarin, por edhe skuadrën e Monacos. Për transferimin e Tchouamenit, Reali është pajtuar të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim plus 15 tjera në formë bonusesh.
Tchouameni është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Ligue 1 kurse për shërbimet e tij, Reali ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave tjera evropiane.
22-vjeçari ka kontratë me Monacon deri në verën e vitit 2024 kurse këtë sezon në 41 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime. Ai ka edhe shtatë ndeshje me Francën.