Real Madridi ka mposhtur Celta Vigon me rezultat të thellë 6 me 0 në ndeshjen e parafundit të këtij sezoni.
“Mbretërit” serinë e golave e filluan me Gareth Bale që realizoi dy ndërsa golin e tretë në pjesën e parë e realizoi Isco.
Në pjesën e dytë realizuan edhe tri gola. Fillimisht ishte mbrojtësi i krahut Hakimi, pastaj Gomes realizoi autogol ndërsa serinë e golave e mbylli Toni Kroos.
Me këtë fitore Reali mbetet në pozitën e tretë me 75 pikë, tri më pak se Atletico Madridi që sot mposhti Getafen me rezultat 1 me 0.