Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbappe e Vinicius vendimtar, Reali barazon pikët me Barçën

mbappe

Kylian Mbappe e Vinicius Junior e kanë shënuar nga një gol në fitoren e vështirë të Real Madridit në udhëtim te Celta Vigo.

Los Blancos triumfuan me rezultat 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reali kaloi në epërsi në minutën e 20-të me një gol të bukur të Kylian Mbappe.

Vendasit u kundërpërgjigjen me Williot Swedbergun në minutën e 51-të, para se Luka Modric ta shërbente me një pasim të bukur Viniciusin, i cili realizoi në minutën e 66-të për rezultatin përfundimtar.

Pas dhjetë ndeshjeve, Reali ka 24 pikë në vendin e dytë. Aq ka edhe liderja Barcelona, që nesër e pret Sevillan. Më 26 tetor, në “Santiago Bernabeu”, do të luhet “El Classico” e parë e këtij sezoni.

Celta Vigo është në vendin e dhjetë me 13 pikë.