Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali refuzon ofertën e West Hamit për Hazardin

Skuadra e Real Madridit ka refuzuar ofertën e West Ham Unitedit për mesfushorin Eden Hazard. Belgu Hazard do të largohet nga Reali në afatin kalimtar të janarit dhe West Hami kishte ofruar 25 milionë euro për transferimin e tij.

Mirëpo, kjo ofertë nuk është marrë parasysh nga klubi madrilen që për ta lënë të lirë Hazardin po kërkon 50 milionë euro.

Hazard nuk ka arritur ta dëshmojë veten te Reali prej se iu bashkua në vitin 2019 nga Chelsea për 150 milionë euro për shkak të lëndimeve të shumta. Ai gjithashtu nuk bën më pjesë as në planet e trajnerit Carlo Ancelotti dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje.

30-vjeçari këtë edicion ka një asistim në 12 ndeshje kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm