Stuttgarti ka refuzuar interesimin e Real Madridit për shërbimet e mbrojtësit francez Benjamin Pavard.
Mbrojtësi ka joshur interesimin e Arsenalit, Manchester Cityt, Barcelonëns dhe sipas gazetës gjermane “Bild”, Reali tashmë ka bërë hapa konkret për transferimin e tij.
“Mbretërit” kanë pyetur për çmimin e 22-vjeçarit, të cilin e dëshirojnë në muajin janar, por klubi gjerman nuk ka dashur të dëgjojë për ofertat e tyre.